Posts

Ofensiva e 100 ditëve

Image
OFENSIVA E 100 DITËVE Shkruar nga: Mikael Manasterliu     Ofensiva e 100 ditëve , njohur ndryshe dhe me emrat Kaiserschlacht dhe  Ofensiva "Mikael" , ishte ofensiva e fundit e organizuar nga Perandoria Gjermane  në Luftën e Parë Botërore në vitin 1918. Synimi i ofensivës ishte që të tërhiqte forcat aleate nga fronti dhe që të përparonte drejt Parisit, që të arrihej një fitore  për Gjermaninë para se të arrinin forcat Amerikane.  Pasi Gjermania mundi Perandorinë Ruse në vitin 1917,  pas traktatit të Brest-Litovsk , Gjermania tërhoqi 50 divizione nga fronti Rus, rreth 500.000  ushtarë si përparim për ofensivën. Në total, Gjermania pati 72 divizione  në frontin perëndimor për ofensivën (1 Milion ushtarë). Gjermania gjithashtu nxorri në front tankset e para gjermane, të tipit A7V dhe  Beutepanzer-IV .    Përfundimisht, Gjermania në këtë ofensivë, menaxhoi të merrte rreth 1200   milje katrorë  nga Franca në zon...